Kurti u kërkon deputetëve ta votojnë buxhetin për vitin tjetër

Prishtinë | 17 Dhj 2021 | 12:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se për shkak të përfundimit të procedurave e nevojshme, kanë vendosur që buxhetin për vitin e ardhëm ta votojnë në seancë të jashtëzakonshme, raporton Ekonomia Online.

Kurti ka thënë se s’ka nevojë për shtyrje të votimit për buxhetin 2022 për datën 22 dhjetor. Ai u bëri thirrje deputetëve që ta mbështesin buxhetin.

“Natyrisht se nuk ka diçka të jashtëzakonshme që është vendosur kjo datë  dhe meqënëse procedurat kanë përfunduar dhe është e mundur që mos ta presim datën 22 dhjetor, kemi vendosur që mos të zgjatet më shumë”.

“Nuk ka asnjë arsye, tash kjo do të ishte e paarsyeshme nëse do të mungonit do të ishte e paarsyeshme, pra ju jeni në seancë dhe ju ftoj ta votoni. Jemi gati dhe jeni të pranishëm për këtë votim”, tha Kurti.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme