Kurti u kërkon policëve të jenë në nivel të detyrës: Një e mitur shkaku i një krimi s’është në shkollë

Prishtinë | 06 Sht 2022 | 11:42 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 23-vjetorin e themelimit të Policisë u bëri thirrje policisë të jetë në nivelin më të lartë të detyrës kudo, në çdo rrugë e çdo cep të vendit, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri e ka përmendur rastin e 11-vjeçares së dhunuar, ku sipas tij, një vajzë që do të duhej të ishte në bankat shkollore, ndodhet në strehimore për shkak të një krimi.

“Mbani përgjegjësi detyrat tuaja ashtu siç edhe ne si qeveri mbajmë përgjegjësitë e tona ndaj jush dhe ndaj secilit qytetar, trasoni rrugë që janë lehtësisht të kalueshme për të gjithë”.

“Javën që shkoj ne u ballafaquam me një rast shumë të rëndë. Një vajzë e mitur që do të duhej të ishte në bankat shkollore në klasën e pestë ose 6 ndodhet në strehimore për shkak të një krimi që ndodhi mbi të nga 5 dhunues”.

“Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është çështje private, por çështje e sigurisë dhe mirëqenies publike e sociale”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se shteti duhet të ofrojnë drejtësi për të gjithë dhe dënim meritor për kryerësit e veprave kriminale.

Ai gjithashtu tha se duhet rritur siguria për të gjithë, por në veçanti për fëmijët dhe gratë.

“Shteti ynë duhet të ofrojnë drejtësi për të gjithë e dënim meritor për kryesit e veprave kriminale. Ne duhet të rrisim sigurinë në vend për të gjithë qytetarët, por në veçanti për ata më të lëndueshmitë, fëmijët dhe gratë tona”.

“Në detyrën për t’i mbrojtur si institucione jemi ballafaquar me sfida, në të cilat edhe jo rrallëherë kemi dështuar”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme