Kurti uron besimtarët ortodoksë

Prishtinë | 07 Jan 2020 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar të gjithë besimtarët e besimit ortodoks në ditën e Krishtlindjeve.

“I uroj qytetarët e Kosovës të besimit të krishterë ortodoks, që sot festojnë Krishtlindjen. Dëshiroj që kjo festë t’i gjejë të begata sofrat e tyre, t’u sjellë lumturi e gëzim. Mesazhet e mirësisë e bujarisë që simbolizon kjo festë le të na çojnë përpara, drejt një marrëdhënieje më të mirë me fqinjët tanë”, është shprehur ai.

“Le të hyjmë së bashku në rrugën e punës e të zhvillimit, që edhe gëzimin për festa ta kemi jo vetëm simbolik”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme