Kurti uron Fitër Bajramin: Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë

Prishtinë | 13 Maj 2021 | 08:20 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti ka uruar festën e Festën e Bajramit.

Kurti ka thënë se me këtë rast t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit.

Ky është urimi i plotë i kryeministrit:

Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit.

Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrit dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit.

Mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë, më shumë sesa që marrim.
Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme