Kurti: Veriu ka qenë në rrezik kur Haradinaj e priste në zyre Radojçiqin

Prishtinë | 19 Tet 2021 | 11:33 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur akuzave të kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, i cili deklaroi se shefi i Qeverisë ka dorëzuar veriun në duart e grupeve kriminale, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se veriu ka qenë në rrezik kur ish-kryeministri Haradinaj e priste në zyre serbin e kërkuar nga organet hetuese, Milan Radojçiqin.

“Në veri ka më shumë rend e ligj më shumë se çdo herë tjetër. Asnjë barrikadë nuk ka atje”.

“Veriu ka qenë i rrezikuar kur deputeti Haradinaj e priste në zyre, kriminelin Milan Radojçiq. Rreziku ka qenë, atëherë e jo tash. Nuk e rrezikon policia veriun, por kriminelët e lidhur me politikanë”, tha Kurti.

“Morali i policit është shumë i lartë e kotë e keni që e sulmoni policinë. Morali i policit është i paprekshëm, dhe ju po mundoni ta sulmoni moralin e tyre që të shkoni në veri”.

E kundër replikë i dha Ramush Haradinaj.

“Është interesant se jemi politikanë. I besoj policisë, unë frikën e kam te ti sepse e kemi marrë qëllimshëm me dorëzua veriun”, tha Haradinaj.

Të ngjashme