Kurti: Veteranët e vërtetë të kenë kompensim më të lartë se paga minimale

Prishtinë | 16 Qer 2022 | 14:07 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se do të anulojë takimin e nesërm në Forumin e Prespës për të pritur në takim veteranët e UÇK-së të cilën protestuan sot për të kërkuar përfshirjen e tyre në ligjin për pagën minimale.

Kurti tha se Qeveria që ai drejton është për kompensimin e veteranëve të UÇK-së, por siç tha ai kompensimi i veteranëve të vërtetë duhet të jetë më i lartë se paga minimale.

“Ne jemi që veteranët të kenë kompensim më të lartë se paga minimale e tyre, por një numër i vërtetë i tyre. Duhet të mbërrijmë te numri i vërtetet dhe unë jam i gatshëm të bashkëpunoj edhe me organizatat e dala nga lufta, te një kompensim edhe më i lartë se paga minimale. Paga minimale për veteranin nuk mund të quhet respekt e dinjitet.

Jam për të diskutuar me veteranët e UÇK. Unë do t’i takoj veteranët dhe ky nuk është takimi i parë, do ti takoj sërish. Unë propozoj sot që ta anuloj pjesëmarrjen time në forumin e Prespës dhe po i pres në takim”, u shpreh Kurti në seancën e Kuvendit.

Veteranët e UÇK-së po vazhdojnë të protestojnë para objektit të Kuvendit.

Të ngjashme