Kurti viziton kompaninë LinkedIn në SHBA, i fton të investojnë në Kosovë

Prishtinë | 10 Maj 2022 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti, i cili po qëndron në SHBA, ka vizituar kompaninë e njohur LinkedIn.

Gjatë takimit me bordin drejtues të kësaj platforme online, Kurti ka thënë se Kosova është vend i mirë për të investuar kompanitë amerikane.

Sipas Kurtit, këto investime do të hapnin vende të reja të punës për qytetaret.

“Potenciali në fushën e IT-së është në rritje, dhe Kosova ofron një klimë veçanërisht të favorshme investimi për kompanitë amerikane të teknologjisë. Kjo nga ana tjetër do të sigurojë vende të reja pune me cilësi të lartë për qytetarët e Kosovës, siç e ndava gjatë një takimi me drejtuesit e LinkedIn”, ka shkruar Kurti në “Twetter”.

Të ngjashme