Kurti viziton Prekazin: I jemi përjetë mirënjohës familjes Jashari

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, ka vizituar  kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kurti nga atje tha se evokimi i asaj kohe bëhet emocionalisht i pa përballueshëm.

“Pas Prizrenit dhe Prishtinës erdhëm në Prekaz në vendin e epopesë së UÇK-së në të cilën komandanti Adem Jashari bashkë me familjen e tij të gjerë rezistoi dhe qëndroi nën rrethim të hekurt dhe ra hero”.

“Vizituam vendin ku ka ndodhur dy luftimi 3 ditor dhe kompleksin memorial bashkë me muzeun pranë. Evokimi i asaj kohe bëhet emocionalisht i pa përballueshëm. Ne përjetë i jemi mirënjohës familjes Jashari duke ndjerë borxh dhe obligim që nuk do të mundemi ta shlyejmë asnjëherë. Lavdi kryekomandantit Adem Jashari dhe jasharjve”, ka thënë Kurti.Klan Kosova.

Të ngjashme