Kurti: Vuçiqi është një “kukull e Kremlinit” që po e imiton Rusinë

Prishtinë | 21 Mar 2022 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka treguar se pse Kosova mund të jetë në rrezik për shkak të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës dhe cili mund të jetë roli vendimtar i Serbisë.

Ai në një intervistë për gazetën italiane, “La Repubblica” ka thënë se Vuçiqi është një “kukull e Kremlinit” dhe sipas tij, kreu i shtetit serb po e “imiton Rusinë”.

Prandaj Kurti thotë se ekziston shqetësimi se Putini mund të “përsërit modelin ukrainas” edhe në Ballkan, duke marrë mbështetjen bazike të kombit më të fortë.

Shefi i ekzekutivit kosovar e komentoi edhe lidhjen e Serbisë me Rusinë duke thënë se “BRSS është kthyer në një oktapod me Federatën Ruse në qendër dhe tentakulat e saj” si Donbasi, Krimea, Transnistria e Osetia Jugore.

“Ish-Jugosllavia është një oktapod me Serbinë në qendër, entitetin serb në Bosnjë, një subjekt politik në Mal të Zi që nuk e njeh pavarësinë e tij dhe strukturat ilegale në veri të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme