Kurti: VV-ja do t’i ketë gjashtë deputetë nga Prizreni

Prishtinë | 14 Sht 2019 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje mbrëmë në Kurillë të Prizrenit ka hapur zyrë të re të partisë.

Albin Kurti, kryetari i kësaj partie tha se këto zgjedhje do të kenë më shumë deputetë në Kuvend nga qyteti i Prizrenit.

“Në oborrin e shtëpisë familjare të Hysni Hysenit mbajtëm tubim publik me banorët e lagjes”.

“Në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017, Vetëvendosje doli me 3 deputetë nga Prizreni. Pas 6 tetorit 2019, Vetëvendosje do t’i ketë 6 deputetë nga Prizreni”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.

Në Kurillë me zyrë të re

Në Kurillë të Prizrenit hapëm zyren e re të Pikës së Lëvizjes sonë. Në oborrin e shtëpisë familjare të Hysni Hysenit mbajtëm tubim publik me banorët e lagjes. Në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017, VETËVENDOSJE! doli me 3 deputetë nga Prizreni. Pas 6 tetorit 2019, VETËVENDOSJE! do t'i ketë 6 deputetë nga Prizreni.

Gepostet von Albin Kurti am Samstag, 14. September 2019

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme