Kurti: Zgjedhjet e reja të nevojshme

Prishtinë | 18 Mar 2019 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, thotë se zgjedhjet në Kosovë janë shumë të nevojshme.

Ai ka përmendur disa shifra që tregojnë se zbatimi i ligjeve për mbrojtjen e të drejtave sociale në Kosovë është i mangët.

“Çdo i treti banor i Kosovës ka qasje të vështirë në kujdesin shëndetësor, kurse çdo i pesti nuk kërkon shërbime edhe në rast të sëmundjes, për shkaqe ekonomike. Vdekshmëria e foshnjave në Kosovë është katërfish më e lartë sesa mesatarja në Bashkimin Evropian. Çdo i nënti fëmijë në Kosovë punon, ndërkaq vetëm çdo e teta grua ka një vend pune. Kosova i ka 34 ligje për mbrojtje sociale por pak zbatohen”, shkruan Kurti në Facebook.

Kurti thotë se shteti ynë nuk vuan nga ligjet e këqija sa nga pushteti i keq dhe institucionet e dobëta.

“Investimet në ekonomi zhvillimore kanë rënë, gjersa korrupsioni nëpër ndërmarrje publike është rritur. Institucionet e shtetit janë përgjigja për nevojat e shoqërisë dhe të drejtat e qytetarëve, e jo shans për interesat private dhe partiake. Ndryshimi tashmë nuk është zgjedhje, por nevojë jetike. Andaj, zgjedhjet e reja janë aq shumë të nevojshme”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme