Kurti zhvillon telefonatë me Lajçak, bisedojnë për fatin e të pagjeturve

Prishtinë | 07 Dhj 2020 | 21:44 | Nga Ekonomia Online

I pari i VV-së Albin Kurti ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me emisarin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin tha se ka biseduar çështje të ndryshme përfshirë fatin e të pagjeturve.

“Falënderova Lajçakun për rolin mbështetës të BE-së në dialog dhe u dakorduam që përfituesit kryesorë duhet të jenë qytetarët”, thotë Kurti.

“Ripërsërita se dialogu duhet të jetë parimor, i përcaktuar mirë dhe duhet të zgjidhë të gjitha çështjet diskutabile në mes të Kosovës dhe Serbisë”, tha tutje ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme