Kurti zotohet për zbatimin e marrëveshjeve: T’i tejkalojmë kufijtë hapësinorë

Elbasan | 26 Nën 2021 | 12:43 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se do të punojnë që të realizohen marrëveshjet Kosovë-Shqipëri, raporton Ekonomia Online.

Madje ai u zotua se do të jap maksimumin për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Kurti në një konferencë për medie me kryeministri Edi Rama, pas përfundimit të mbledhjes, shtoi se nuk e vë në dyshim që edhe pararendësit e tij kanë qenë të kënaqur me mbledhjet e kaluara.

“Me zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese të dy shteteve tona do të rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, mirënie për shqiptarët në të dy anët e kufirit dhe në gjithë rajonin. Progresi në numrin me marrëveshjeve do të shoqërohet më cilësi në zbatimin e tyre”, ka thënë Kurti.

“Mirëpresim këtë diskutime për ta vlerësuar bashkëpunimin tonë ekonomik të deritanishëm dhe për të shqyrtuar mundësi e shtigje të reja, për tregje të reja e për kapacitete të zgjeruara”, ka thënë më tutje Kurti.

“Unë nuk e vë në dyshim që edhe pararendësit e mi kanë qenë të kënaqur me mbledhjet me mbajtura dhe nuk dyshoj në qëllimet e  mira”.

Kurti, shtoi që duhet të tejkalohen kufijtë për të shkuar te njëri-tjetri, por nuk duhet të tejkalohet zbatimi i marrëveshjeve që do të firmosen.

Kurti tha që koha si udhëheqës të institucioneve është “kohë e shtetit që mbahet me tatimet dhe taksat e qytetarëve”.

“Faleminderit të gjithë anëtarëve të kabineteve tona qeveritare. Ju faleminderit për punën, angazhimin kontributin dhe t’i tejkalojmë kufijtë hapësinorë duke vajtur e ardhur tek njëri tjetri por të mos i kalojmë e tejkalojmë kufijtë kohorë të zbatimit të marrëveshjeve për të cilat dakordohemi tani sepse koha jonë si udhëheqës të institucioneve nuk është e jona, është kohë e shtetit që mbahet me tatimet dhe taksat e qytetarëve tanë dhe mirëmbahet prej qeverive tona të drejta”, u shpreh Kurti.

Lexo më shumë:

Të ngjashme