Kurti: Delegacioni shtetëror dhe Projektligji për dialogun duhet të trajtohet si të pavlefshëm

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 19:03 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aspekti i vendimmarrjes, mos përmendja e fjalës “pavarësi” tek neni për njohjen reciproke, mënyra e konsensusit, votimi i delegacionit, mosshqyrtimi i raportit qeveritar për dialogun kanë vetëm disa nga kritikat që renditi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin për Projektligjin lidhur me Dialogun me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se sikurse delegacioni shtetëror edhe Projektligji për këtë duhet të trajtohet si i pavlefshëm dhe gjithçka të nis nga fillimi.

“Kur flet për delegacionin shtetëror ky Projektligj flet për delegacionin në bashkërendim me institucionet e tjera si presidenti. Pozicioni tjetër që përgënjeshtrohet me këtë Projektligj është vendimmarrja”.

“Nga 12 anëtarë që ka ekipi në raundin e tretë i jepet mundësia që me 2/3. Nuk mund të ketë uninamitet. Neni 13 pika 2 thotë që vendimet ne delegacionin shtetëror merren me unimanitet”.

“Delegacioni shtetëror i ka marr 59 vota jo 61 pra nuk e kanë as shumicën e thjeshtë. Pozicioni i tretë është që opozita është përcaktuese në vendimmarrje. E pavërtetë është se opozita ka 4 anëtarë. Në këtë rast 4 votat e opozitës nuk kanë asnjë mundësi. Nuk mund të quhet delegacion shtetëror realisht është delegacion qeveritar. 2/3 prej fillimit jo 2/3 në fund”.

“Vëreni me kujdes këtu përmenden 2/3, por për koordinatorin administrativ. Administratori kryesor i delegacioni, por delegacioni jo me 2/3 e Kuvendit janë të interesuar për konsensusin e brendshëm të delegacionint jo me konsensusin e Kuvendit mbi delegacionin”.

“Sot një javë bëhen 7 muaj që ka ardhur raporti qeveritar, por nuk trajnohet në Kuvendin e Kosovës. Më tej thuhet faza përmbyllëse me dialogun me Serbinë pra pranohet për dialogun paraprak. Duhet të kthehemi të raporti qeveritar 41 faqesh”.

“Në nenin e parë nuk përmendur fjala pavarësi. I jepet hapësira modelit të dy gjermanive nuk thuhet njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës, por thuhet njohja reciproke e dy republikave. Më tej në nenin 5 thuhet se përfaqësuesi i shoqërisë civile duhet të emërohet nga delegacioni shtetëror”.

“Ky është konflikt interesi dhe diktat ata që e braktisën shoqërinë civile duan ta përcaktojnë. Në nenin 5 pika 6 thuhet që delegacioni shtetëror është ai, i cili mund të shkarkohet nga 50 për qind plus 1 nga të gjithë deputetët e Kuvendit”.

“Por këta nuk ia kanë pas 61 deputetë kur janë emëruar pse duhet t’i kenë kur janë shkarkuar. Qysh është i papranueshëm edhe i pavlefshëm ky delegacion unë besoj që edhe ky Projektligj duhet të konsiderohet i tillë”.

Të ngjashme