Kurtishaj: PDK-ja mbetet adresa e vetme për zhvillim ekonomik

Prishtinë | 17 Jan 2021 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Pjesë e listës së PDK-së do të jetë edhe kreu i Shoqatës së Transportuesve Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj.

Ai në listën e PDK-së ka numrin 91.

Kurtishaj më këtë rast ka thënë se do të jetë zëri i qytetarëve dhe i biznesit privat, duke dhënë kontributin e tij, profesional në interes të qytetarëve e sidomos të rinisë dhe gjenerimit të vendeve të punës,Kosovën përmes platformës së rimëkëmbjes.

“Në krye me Enver Hoxhajn si Kryeministër dhe krah për krah me bashkëpunëtorët tjerë në listë, PDK-ja do të sigurojë fitoren e madhe më 14 shkurt dhe do të dëshmojë vetën edhe një herë para qytetarëve se mbetet adresa e vetme për zhvillim ekonomik”, ka deklaruar Kurtishaj.

Postimi i plotë i Kurtishajt në profilin e vet në “Facebook”:

Të dashur miq,
Sot, zyrtarisht Partia Demokratike e Kosovës më ka dhënë besimin për të qenë në listën e kandidatëve për Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Më lejoni të ju sigurojë që do përpiqem maksimalisht për të qenë zëri juaj dhe zëri i sektorit privat dhe jo vetëm, duke dhënë kontributin tim profesional maksimalisht në interes të qytetarëve e sidomos të rinisë dhe gjenerimit të vendeve të punës në Kosovën tonë të dashur përmes platformës së rimëkëmbjes.

Në krye me Enver Hoxhajn si Kryeministër dhe krah për krah me bashkëpunëtorët tjerë në listë, PDK-ja do të sigurojë fitoren e madhe më 14 shkurt dhe do të dëshmojë vetën edhe një herë para qytetarëve se mbetet adresa e vetme për zhvillim ekonomik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme