Kurtit i kërkohet t’i ftojë liderët e Luginës kur t’i ketë në zyrë Lajçakun e Escobarin

Prishtinë | 26 Gus 2022 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka propozuar që kryeministri Albin Kurti t’i ftojë shqiptarët e Serbisë kur ai të takohet me dy emisarët, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak.

Ajo e tha këtë pas kritikave që iu shkuan në adresë Escobarit dhe Lajçakut meqë nuk i takuan shqiptarët e Luginës, derisa në Kosovë shkuan në veri të Mitrovicës për t’u takuar me serbët lokalë.

“Meqë Lajçak/Escobar nuk po i takojnë Shqiptarët në Serbi ashtu siç i takuan serbët në Kosovë, KM Kurti do të duhej t’i ftojë shqiptarët e Luginës në takimin e tij të radhës me Lajçak/Escobar”, ka shkruar Haradinaj.

Për mospasjen e një takimi të dy emisarëve me shqiptarët në Serbi ka reaguar edhe njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski.

“Kur do të takoheni me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Serbi për të dëgjuar ankesat e tyre? A dëgjon BE-ja vetëm kur ka kërcënim të drejtpërdrejt të dhunës?”, pyet Bugajski.

Të ngjashme