Kurtit i refuzohet kërkesa për vizitë në Manastirin e Deçanit: Letra cilësohet si e pakuptimtë

Prishtinë | 27 Maj 2021 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit, i kanë kthyer përgjigjen kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në lidhje me letrën e dërguar në adresën e Sava Janjicit për të vizituar Manastirin e Deçanit.

Dioqeza në bazë të përgjigjes lë të kuptohet se nuk pajtohet me vizitën e Kurtit në këtë manastir, derisa thonë se kjo letër nuk ka kuptim kur nuk respektohen vendimet e mëparshme në lidhje me pronat e Manastirit.

“Në lidhje me letrën, të cilën z. Albin Kurti e ka dërguar dje manastirit të Deçanit, Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit vazhdon ta mbajë qëndrimin e saj të qartë se, nëse institucionet shqiptare të Kosovës duan të dëshmojnë minimumin e vullnetit të mirë për të respektuar të drejtat e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, ato janë të obliguar që të zbatojnë plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të vitit 2016, që i njeh pronësinë Manastirit. Ky vendim është injoruar vazhdimisht për 5 vjet, pavarësisht kërkesave për zbatim nga Manastiri dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë’’, thuhet në mes të tjerash në këtë letër.

Kjo është letra e plotë:

“Në lidhje me letrën, të cilën z. Albin Kurti e ka dërguar dje manastirit të Deçanit, Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit vazhdon ta mbajë qëndrimin e saj të qartë se, nëse institucionet shqiptare të Kosovës duan të dëshmojnë minimumin e vullnetit të mirë për të respektuar të drejtat e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, ato janë të obliguar që të zbatojnë plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të vitit 2016, që i njeh pronësinë Manastirit. Ky vendim është injoruar vazhdimisht për 5 vjet, pavarësisht kërkesave për zbatim nga Manastiri dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë.

Pavarësisht kësaj, Ministrit i planifikimit hapësinor i Qeverisë Kurti publikisht ka refuzuar vendimin e Këshillit për Zbatim dhe Monitorim të nëntorit 2020 në ndërtimin e rrugës tranzitore rreth zonës së mbrojtur të Manastirit. Minimi i këtij vendimi, që është miratuar me ndërmjetësim ndërkombëtar, i bie që po bëhet thirrje për shkelje të ligjit për Zonat e Mbrojtura.

Në këtë situatë, përgjigjja e letrave të tilla, pa respektim paraprak të vendime ligjore dhe zbatimit të ligjit, është komplet e pakuptimtë’’.

Kjo ishte letra që Kurti i kishte dërguar Janjicit.

Të ngjashme