Kurtit ia korrigjojnë dedikimin për Masakrën e Suharekës, e notojnë me 3-

Prishtinë | 27 Mar 2022 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së shtunë është shënuar 23 vjetori i masakrës ndaj familjes Berisha në Suharekë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Kryeparlamentari Glauk Konjufca, vizitoi anëtarët e mbijetuar nga kjo masakër. 

Kryeministri ka lënë një dedikim në librin e kujtimeve, i cili është përmirësuar më pas nga Veli Elshani, për shkak se Kurti nuk i ka theksuar disa shkronja që ia kanë humbur gjithë kuptimin fjalisë, shkruan Demokracia.com.

Kurti madje edhe është notuar për këtë shkrim, me notën (3-).

Ndryshe, Kurti dje bëri homazhe te memoriali në sheshin “Martirët e lirisë” dhe vizitoi Muzeun e martirëve të familjes Berisha.

Më 26 mars 1999, forcat serbe vranë 50 anëtarë të familjes Berisha, duke përfshirë 11 fëmijë. Kësaj masakre i mbijetuan vetëm tre anëtarë, Shyhrete Berisha dhe Vjollca me të birin, Gramoz Berisha.

Të ngjashme