Kurz: BE të përmbushë premtimet ndaj Ballkanit Perëndimor

Prishtinë | 05 Kor 2021 | 21:47 | Nga Ekonomia Online

Kancelari austriak Sebastian Kurz deklaroi sot se Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimet e tij për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike të rajonit.

Ai në një postim në Twitter ka falënderuar kancelaren gjermane për takimin e sotëm virtual të Procesit të Berlinit.

“Faleminderit, Angela Merkel që na priti sot në Samitin virtual të Procesit # Berlini! Pas COVID, tani është koha për të dhënë: Ne duhet të mbajmë premtimet tona, të mbetemi një partner i besueshëm për rajonin dhe të mbështesim rimëkëmbjen ekonomike”, shkruan Kurz.

Të ngjashme