Kusari: AKR-ja nuk ka kapacitete

Prishtinë | 05 Sht 2017 | 22:06 | Nga

Ish-nënkryetarja e AKR-së, Mimoza Kusari, ka thënë se kjo parti nuk ka forcë e as kuadro për t’i menaxhuar pesë ministri e për të pasur shtatë zëvendësministra.

Kryetarja e Alternativës ka thënë se se asnjëherë s’është ndier më e lumtur që nuk është më pjesë e AKR-së se mbrëmë kur ky subjekt hyri në koalicion me PAN-in. Sipas saj, Kosova do ta ketë një Qeveri megalomane dhe se e gjitha do të jetë  e varur nga Lista Srpska, e cila për cdo vendim do ta marrë ‘bekimin’ e Beogradit.

Kusari ka shtuar se me koalicionin PAN-AKR është nënçmim i shtetit, marrë parasysh mënyrën se si është lidhur koalicioni në shtëpinë e Pacollit në Hajvali.

“Kurrë më e lumtur se mbrëmë nuk kam qenë që nuk jam pjesë e AKR’së”, është shprehur ajo në Rrokum Roll.

Ndërsa, kur ka folur për opozitën, Kusari ka thënë se kjo e ajo do të jetë gardiane e Qeverisë në vend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme