Kusari: Edhe policët e gëzojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, postimi i policit nuk bie ndesh me asnjë parim etik

Prishtinë | 05 Shk 2022 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas suspendimit të zyrtarit policor, Amir Hoxhës, duke thënë se edhe policët e gëzojnë të drejtën e lirisë së shprehjes.

Në një postim në Facebook, Kusari ka thënë se postimi i policit nuk bie ndesh me parimin etik të punës së tyre.

“Edhe policët e gëzojnë të drejtën e lirisë së shprehjes. Postimi i policit nuk bie ndesh me asnjë parim etik të punës së tyre. Postimi nuk tregon anshmëri politike, nuk fyen askë, nuk përmban të pavërteta, nuk bën thirrje për dhunë dhe nuk nxitë gjuhë të urrejtjes. Postimi i policit është i natyrës sindikaliste – ankesë për moskompenzim të shujtave dhe punës jashtë orarit- shprehje këto që gëzojnë mbrojtje speciale ligjore”, ka thënë ajo.

“Masa disiplinore e suspendimit të policit është kufizim i paarsyeshëm i lirisë së shprehjes dhe aktivitetit sindikalist. Për më tepër, është mesazh edhe për policët tjerë në mënyrë që në të ardhmen asnjë polic tjetër të mos guxojë të ankohet për kushtet e punës. Policia e Kosovës ka problem serioz me respektimin e lirisë së shprehjes së policëve, gazetarëve, qytetarëve”, ka thënë Kusari në postimin e saj.

Tutje ajo ka kërkuar nga drejtori i policisë dhe ministri Sveçla që ta marrin seriozisht këtë problem.

Të ngjashme