Kusari i ikë pyetjes se a është pjesë e Këshillit Drejtues të Universitetit të Gjakovës

Prishtinë | 07 Mar 2018 | 17:18 | Nga

Deputetja nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu, e ka pyetur Mimoza Kusarin se a është ndërhyrje direkte me qenë pjesë e Këshillit Drejtues të Universitetit të Gjakovës. Ajo ka thënë se pavarësisht protestave të studentëve Kusari ka vazhduar të qëndroj në Këshillin Drejtues, duke aluduar se Universiteti i Gjakovës është ranguar shumë poshtë sa i përket cilësisë në arsim, raporton Ekonomia Online.

Por këtyre pyetjeve ka refuzuar që t’i përgjigjet Mimoza Kusari duke i thënë Haxhiut se mund të caktojmë seanca të reja për të debatuar për këtë çështje dhe se sot janë mbledhur për të diskutuar tema të tjera.

Pyetja e Haxhiut ka ardhur si pasojë e akuzave që Kusari i ka drejtuar Qeverisë sa i përket çështjes së përjashtimit të Kosovës nga EQAR.

Të ngjashme