Kusari-Lila akuzon opozitën për dështim të seancës dhe mosvotim të Projektligjeve

Prishtinë | 22 Qer 2022 | 16:54 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi i Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka akuzuar opozitën për mospjesëmarrje në votime, raporton Ekonomia Online.

Ndonëse e kanë shumicën në Kuvend, VV-së i munguar disa deputetë, duke bërë që në raste të caktuara të dështojë votimi i shumë projektligjeve.

Në një konferencë për medie të mërkurën, shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka ripërsëritur qëndrimin kundër projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional.

“Sot ajo çfarë ndodhi ishte mos votimi i projektligjeve. Nuk ishte mazhoranca që e bllokoi por opozita nuk ishte për votimin e projektligjeve. Mazhoranca ka treguar se nuk e përkrah tërheqjen e kursimeve pensionale. Afër 600 milionë euro do të ketë inflacion në tregun në Kosovë. Ajo çfarë opozita ka propozuar është mbështetur nga të tjerët. Sot seanca u ndërpre për mungesë të kuorumit. Nesër është caktuar seanca për rishikim të buxhetit. Pastaj do të vazhdohet me pika të mbetura. Vota jonë është kundër opozitës për tërheqjen e mjeteve nga Trusti”, tha ajo.

Të ngjashme