Kusari-Lila bën thirrje për vaksinim: Situata është përkeqësuar

Prishtinë | 12 Gus 2021 | 11:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, bëri thirrje që urgjentisht të gjithë të vaksinohen, pasi siç thotë ajo situata është përkeqësuar, raporton Ekonomia Online.

“Kam dëgjuar shpesh arsye nga më të ndryshme nga qytetarët se pse nuk vaksinohen, vaksinimi nuk ndalohet për gra shtatzëna, vaksinimi nuk lë pasoja andaj së paku merrni dozën e parë, sepse është e vetmja formë që të ndalojmë përhapjen e pandemisë, lus imamët, kryetarët e komunave, koleg deputetë që të promovojmë procesin e vaksinimit dhe të ndalojmë tubimet dhe mbledhjet e panevojshme”.

“Në të infektuarit ka edhe fëmijë, varianti Delta po shpërndahet shpejtë dhe është i rrezikshëm andaj mos luani me jetën e fëmijëve, sepse vaksina shpëton jetë”, tha Kusari-Lila.

Të ngjashme