Kusari-Lila: Deputetët do të vaksinohen sipas moshës, njëjtë si gjithë qytetarët

Prishtinë | 24 Maj 2021 | 13:46 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se në seancën e radhës së Kuvendit do të diskutohet për formimin e dy komisionve ad-hoc: Komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës dhe atë për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media, raporton Ekonomia Online

“Kryesia ka vendosur që seanca e radhës të jetë me 27 maj, përveç debatit për arsim është dakorduar edhe për përbërjen e Komisionit ad-hoc për Bordin e RTK-se dhe Komisionit të Pavarur për Medie”.

“Të gjitha komisionet janë në përgatitje të planit të punës dhe afati është 30 maji dhe ky fund muaj do t’i gjejë me agjendë legjislative dhe shpresojmë që të ketë legjislativë që e shtyjmë përpara agjendën”.

Kusari tha se deputetët do të vaksinohen sipas moshës njëjtë si gjithë qytetarët, derisa ka shtuar se mediet duhet të jenë në prioritet në vaksinim.

“Sa i përket vaksinimit të deputetëve nuk e konsiderojmë se  duhet të jetë përjashtim të popullatës dhe ata duhet të vaksinohen sipas moshës njëjtë si qytetarët. Grupi punues është aktiv dhe agjendë dinamike unë do të sjellë tutje çështjen e ngritur mirëpo pajtohem se duhet të jenë mediet por është vendim i një grupi profesional”.

Të ngjashme