Kusari-Lila fajëson “treshen” e LDK-së për dështimin e zgjedhjes së presidentit

Prishtinë | 03 Pri 2021 | 23:21 | Nga Aulona Sylaj

Mimoza Kusari-Lila, u.d e kryetares së Grupit Parlamentar të VV-së, ka kritikuar, Avdullah Hotin, Agim Veliun, e Driton Selmanaj për mos votim në seancën e presidentit, raporton Ekonomia Online.

Kusari Lila, ka thënë se ata vepruan në kundërshtim me vendimin e partisë.

“Nga LDK ishin 15 deputetë nga të cilët morën pjesë 12 dhe në rast se nuk kemi votimin i bije që do të shkojmë në zgjedhje sepse Hoti, Veliu e Selmanaj refuzuan të marrin pjesë në votim. Sjelljet e tyre janë në kundërshtim me deklaratat e tyre dhe vendimet e subjektit të tyre”, tha ajo.

Kusari-Lila u tha se nuk i di arsyet edhe të disa deputetëve që kanë munguar.

Të ngjashme