Kusari-Lila flet për përplasjet e Kurtit me opozitën

Prishtinë | 27 Maj 2021 | 21:49 | Nga Ekonomia Online

U.d. e shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila, ka komentuar në emisionin Pressing në T7 përplasjet e kryeministrit Albin Kurti me deputetët e opozitës.

Ajo ka thënë se kishte shkelje të procedurave dhe mënryës se si kryetari i Komisionit kishte vepruar derisa erdhi tek procesi i votimit.

Kusari Lila thotë se opozita nuk po mund të pajtohet me reformat, që sipas saj po i sjell VV-ja.

“E kemi parë se partitë politike nuk e kishin kundërshtuar rezultatin e 14 shkurtit. Por tani po e shohim se ata nuk po e pranojnë rezultatin si përmbajtje. Ata nuk po mund të pajtohen që nuk kanë më pushtet dhe se po vijnë reformat. E pamë se si reaguan për votimin ndaj AKP-së”, tha ajo.

Ndryshe, deputetët e partive opozitare të PDK-së dhe LDK-së janë ankuar se nuk po u jepet fjala në seancën e Kuvendit. Pas kësaj ka folur kryeministri Kurti duke thënë se është interesant që njerëzit që vazhdimisht e marin fjalën ankohen se s’po kanë mundësi me folë, raporton Gazeta Express.

“Ne nuk duam t’ia ndalim fjalën askujt, ne duam ta ndalim hajninë, dhe ne kemi ardhur në qeverisje për ta ndalë hajninë. Folni sa të doni, s’ka kurfar problemi. Është interesante qysh njerëzit që vazhdimisht e marrin fjalën dhe flasin thonë se s’po kam mundësi me folë. S’po e di ai person a po e nin veten qysh pe ndijm na”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme