Kusari-Lila: Incidentin e provokoi Arben Gashi

Prishtinë | 19 Nën 2020 | 16:04 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimioza Kusar-Lila, ka thënë se incidentin që ka ndodhur në Kuvend, e ka nisur Arben Gashi i LDK-së, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se nuk pati konfrontim fizik, por vetëm përplasje verbale me zë të lartë mes deputetëve të dy partive.

Ajo tregon se deputeti i LDK-së, Arben Gashi filloi kundër saj të bërtiste,  gjatë fjalimit të deputetes, Saranda Bogujevci, gjë që bëri të grumbulloheshin deputetët e dy partive.

“Situata filloi të tensionohet në momentin kur përfaqësuesve të Qeverisë i’u bënë të padurueshme kritikat e deputetëve. Në rastin konkret tensionimi i parë filloi pas fjalimit të zëvendëskryeministrit Selmanaj,pastaj pas fjalimit tim dhe mosvazhdimit të fjalës për shkak të minutazhit të mbaruar. Ishte deputeti Arben Gashi i cili filloi ta ngriste zërin për të parandaluar atë që kisha ndërmend për të thënë në raport me dematimin e fjalëve të tij për marrëveshjen e Washingtonit. Kur deputetja Saranda Bogujevci vazhdoi aty ku e lashë, deputeti Gashi filloi ta ngiste  zërin me të madhe duke krijuar kështu shumë zhurmë dhe acarim edhe tek deputetët e tjerë. Në këtë rast ajo çka u vërejt mosdurimi me të vërtetën dhe britmat  me shantazhe për të vërtetën se ata supozonin se do të dal një ditë”, tha ajo.

Kusari-Lila ka mohuar se ka pasur përleshje fizike mes deputetëve.

“Jo përleshje fizike nuk ka pasur. E them me kompetencë të plotë se isha aty do të thotë fizikisht nuk janë përplasur deputetët. Ka qenë një tollovi për shkak të grumbullimit të deputetëve dhe parandalimit që të ndodhë diçka e tillë. Por nuk ka pasur as tentativë për goditje ose diçka të tillë. Krejt ka qenë në nivelin e komunikimit verbal”, tha Kusari-Lila.

Të ngjashme