Kusari-Lila: “Kandidaturën” e Haradinajt për president e shoh si mesazh për LDK-në dhe PDK-në

Prishtinë | 13 Gus 2020 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se “shpallja e kandidaturës” për President të Kosovës nga ana e Ramush Haradinajt është një lëvizje politike.

“Prezantimi i “kandidaturës” së tij duke presupozuar se mund të ketë konfirmim të aktakuzës nga Gjykata Speciale për Hashim Thaçin e shpërfaq egërsinë e betejës politike që kanë pasë mes vete. E shoh si mesazh që ia përcjell LDK-së dhe PDK-së – që duket se është në bisedime intensive për hyrje në koalicion”, ka thënë Kusari-Lila, njofton Klan Kosova.

“I vendos ata në pozita kur duhet të rikalkulohen të gjitha pozicionet. E shoh në interes të grupacioneve të caktuara dhe jo të qytetarëve”.

“AAK po e përdor… është lëvizje politike si në lojën e shahut. Krejt diskutimi është ndarje pushteti dhe jo për qytetarët – pasojat nga COVID-19”.

Të ngjashme