Kusari-Lila kërkon shkarkimin e bordit të AKP-së, opozita sërish kundër

Prishtinë | 27 Maj 2021 | 15:36 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka propozuar që Kuvendi të mos e miratojë raportin e punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), duke kërkuar edhe një herë shkarkimin e bordit, raporton Ekonomia Online.

Kusari-Lila tha se këtej Bordi moti i ka skaduar afati në aspektin funksional.

“Ashtu siç prezantuam grupi i VV-së ka propozuar që të mos miratohet raporti për Agjencinë e Privatizimit. Asnjëherë nuk kemi pasur vendim politik. Ne e kemi një kolaudim të cilat janë shpërnda 120 deputetëve. Në këtë rrethanë e konsideroj të nevojshme të kemi të bashkangjitura kryetarin e komisionit”.

“Të shumta mbi 90% e rasteve janë privatizim që janë kthyer në hapësira për ndërtim. Degradim ka ndodhur edhe me tokën bujqësore. Kanë dalë fakte që e kanë bërë të domosdoshme që ne duhet të shkojmë në mbylljen e këtij agjencioni”.

“Ndërprerja e bordit është domosdoshmëri për t’i hapur rrugë një bordi profesionist. Të panumërta janë edhe ndikimet politikë qoftë të punësimet dhe akomodimet qe janë bërë në këtë Agjenci. Vetëm për një takim të bordit në muaj kushton 26 mijë euro”.

Deputeti i PDK-së Abelard Tahiri, tha se kjo që po pretendohet nga Qeveria nuk është shpërbërje e Agjencisë, por thjeshtë po sjellin njerëz të ri aty. Ai tha se shpenzimet e njëjta do t’i bëjë edhe bordi i ri.

“Sa i përket shuarjes së këtij institucioni. Nuk mund të ndërrohet mandati i bordit sepse është i përcaktuar me ligj. Dhe nuk mund ta ndërroj kryeministri me e-mail. Atëherë do të duhej të procedohej ligji. Për mbylljen së Agjencisë, por që e ka mandat. Këtë bord që do ta fitoni nuk mund ta kryejë një punë të tillë se nuk e lejon ligji”.

“Ata nuk mund të udhëheqin këtë proces që kryeministri po ndodh në të ardhmen. Edhe këtu kemi familjar këtu që kanë fituar sasi të madhe të tokave. Por prokuroria t’i hetojë. Por duhet edhe një task-forcë me bo për me hetuar procesin e privatizimit prokuroria dhe të ndahet e vërteta prej propagandës. S’mundet bordi i ri me pas mandat tjetër”.

“Vetëm për shpërbërje të agjencisë nuk po flasim. Edhe qeveria duhet të ketë kujdes mos shkaktoj dëm sepse mund të shkaktojë qindra mijëra euro. Bordi i ri shpenzime të njëjta ka me bë”.

Kurse shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se Qeveria e ka për qëllim që në AKP të rehatojë njerëzit e saj.

“Këtu janë disa probleme. Problemi i parë është se si erdhëm tek kjo pikë. Kryesuesja e seancë nuk dha drejtën e debatit. Është e palogjikshme dhe po ndodh këtë Kuvend dhe e dëmton demokracinë dhe mundësinë e bashkëpunimit. Duhet ta kemi parasysh se keni qenë në opozitë dh etani jeni në pushtet, por nuk u jep të drejtën të silleni në mënyrë jo demokratike. Ne do të mbrojmë demokracinë dhe drejtat tona”.

“Është e vërtetë që ka probleme në Agjencinë e Privatizimit. Por ajo që po procedohet nuk është kurgjo. Ajo çka tha kryeministri nuk reflektohet në këtë propozim. Ka shumicë që e përkrah, por s’ka veprim që të shuhet agjencia duhet dy ligje të ndryshohen. Pra duhet të ndryshohen ligjet. Nuk po shohim prezantim se si e she Qeveria të ardhmen e kësaj agjencie. Vetëm në Dhomën e Posaçme janë mbi 20 mijë lëndë. Janë edhe 3 mijë lëndë të tjera. Nuk ka plan qeverisë se si e sheh çështjen e kësaj agjencie. Unë nuk jam kundër të shkarkohet bordi. Po nuk është qëllimi ajo por e ka qëllim me kap keqpërdorimin me qu nejrz të vet qeveria. Mënyra e të menduarit është e gabuar”.

Edhe Besnik Tahiri nga AAK-ja ka kritikuar Qeverinë, që siç thotë ai nuk është në gjendje të bëjë një raport mbi vlerësimin e punës së AKP-së.

Kurse kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se diskutimet e grupeve parlamentar për këtë çështje kanë marrë fund dhe se i mbetet Qeverisë të marrë vendim.

“Nuk është fuqia ime ajo. Sa i përket diskutuesve sepse pjesa e grupeve parlamentar e ka përfunduar. Në debatin për këtë çështje me sa ju përcolla me vëmendje ka pasur shpërputhje mes asaj që po pretendoni dhe rekomandon Komisioni”.

“Komisioni i cili iu drejtohet me rekomandime është e para të mos miratohet raporti dhe të shkarkohet bordi dhe Qeveria të caktoj bordin e ri. Sa i përket relacioni që e keni krijuar me shuarjen e agjencisë është shëprputhje. Ato veprime janë të pastajme të Qeverisë dhe do të kemi kohë të merremi në javët e ardhshme”.

Të ngjashme