Kusari-Lila: LDK-ja edhe në kohën e marrëveshjes s’ka qenë e sinqertë

Prishtinë | 21 Pri 2020 | 21:29 | Nga Ekonomia Online

Duke folur rreth situatës politike në vend, deputetja e VV-së, Mimoza Kusari Lila ka thënë se qëllimi i kësaj qeverie ka qenë pikërisht rikthimi i besimit tek qytetarët, ndërsa për mocionin e LDK-së, thotë që ka qenë plan i këtyre të fundit.

“Unë mendoj që s’ka qenë përcaktimi që të vazhdohet, sepse siç e kam vërejtur ka pas edhe kriza në qeverisje dhe në disa gjëra që edhe unë do t’i kisha bërë ndryshe.

Por, askush s’mund ta kontestojë që kabineti i Kurtit s’ka pas në plan që gjatë këtij mandati të pasurohen a të bëhen milionerë. Qëllimi ka qenë që ta nxjerrin vendin nga humnera.

Kam qenë e bindur që në javën e parë pas mocionit, që ku ka qenë një plan i menduar mirë nga LDK”, ka thënë në Rubikon ajo.

Tutje deputetja thotë se LDK s’ka qenë e sinqertë qysh nga fillimi me VV-në.

“Nëse do të ishte ndryshe, LDK do të tregonte mirëkuptim që të thoshte se në këtë format s’duhet të qeveriset, por pas menaxhimit të situatës me pandemi shkojmë në zgjedhje. Edhe në kohën e marrëveshjes së koalicionit LDK s’ka qenë e sinqertë me VV-në”.

Të ngjashme