Kusari-Lila: LDK mund të ketë dëshira, por mundësitë dhe realitetet janë tjera

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 22:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Alternativës dhe deputetja e zgjedhur në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është shprehur e zhgënjyer nga pozicioni i LDK-së për të bllokuar formimin e qeverisë pa u marrë vesh për presidentin.

Mimoza Kusari-Lila, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se kërkesat e LDK-së mund të jenë dëshira por sipas saj mundësitë dhe realiteti janë tjera, përcjell Telegrafi.

“Tashmë dihet kush i ka fituar zgjedhjet. Në asnjë rast tjetër në Kosovë nuk e ke pas partinë e dytë që të përcaktojë edhe kryeparlamentarin edhe presidentin”.

Ajo ka thënë se diskutimet për presidentin të vazhdojnë pa pritur vitin 2021 por thotë se kjo nuk duhet ta bllokojë marrëveshjen për qeverinë.

Kusari-Lila ka thënë se është absurde që “të deklarohet se janë dakorduar 100% për program e nuk dakordohen për pozita”.

Sipas saj pikërisht në të kaluarën kapja e shtetit është bërë për pozita.

Kryetarja e Alternativës ka thënë pavarësisht zërave, VV dhe LDK nuk kanë arritur dakordim vetëm për postin e presidentit pasi sipas saj për dikasteret tjerë janë dakorduar.

Të ngjashme