Kusari-Lila: Mikullovci asnjëherë nuk është fshehur prapa petkut të rrethanave

Prishtinë | 15 Sht 2020 | 13:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja Mimoza Kusari-Lila, tha se me pikëllim të thelle ka marrë lajmin për humbjen e intelektualit dhe aktorit që asnjëherë nuk është fshehur prapa petkut të rrethanave, por gjithmonë ishte prezent me zërin e tij.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e intelektualit aktori i cili asnjëherë nuk u fsheh prapa petkut të kohës së rrethanave, por gjithmonë ishte me zërin e vet prezent. Po ndihem e pikëlluar sepse një plejadë e aktorëve po shuhen përderisa ne ende nuk po mund ti japim përshëndetjen e duhur.

Mikullovci meriton të gjitha atributet më të mira. Ai theksoi se me angazhimin e tij politik ai ka marrë përgjegjësinë e një intelektuali.

“Besoj se edhe me moshë të shtyrë ishte me mendje të mprehtë. Angazhimi i tij politik ka treguar se ka marrë përgjegjësinë e tij intelektuale gjithmonë, aty ku ka qenë e nevojshme. Vepra e tij do të jetë frymëzim për gjeneratat e reja”

Lexo më shumë:

Të ngjashme