Kusari-Lila: Mocioni kundër Qeverisë Hoti është gati

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje është bërë gati për të thirrur mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë së zgjedhur vetëm para 3 javësh.

“Çdo gjë është gati dhe është lajm shumë i mirë. Është lajm i mirë që PDK mbështet mocionin për rrëzimin e Qeverisë. Sa më gjatë që vazhdon kjo Qeveri situata me pandeminë do të përkeqësohet”, ka thënë Kusari-Lila.

“Mocionin nuk mund ta ndalë pandemia. S’jemi për ta rrezikuar shëndetin. Por shëndetin po e rrezikon kjo Qeveri”.

Në replikë, Memli Krasniqi nga PDK ka thënë se VV duhet ta përpilojë mocionin në mënyrë që ata ta vlerësojnë.

“Niseni mocionin pastaj ju tregojmë”, është shprehur Krasniqi.

Të ngjashme