Kusari-Lila mohon se Osmani u zgjodh presidente përmes pazareve politike

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 20:30 | Nga Fitore Berisha

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, mohoi se Vjosa Osmani u zgjodh presidente përmes pazareve politike, raporton Ekonomia Online.

” Çdo që është e mirë kur përfundon mirë. Jam shumë e lumtur që përmbyllëm një proces. Kjo ditë do të mbetet historike sepse më së miri përfaqësoi atë që votuan qytetarët dhe tregoi identitetin  politikës së re kosovare dhe mbi të gjitha e tregoi ndryshimin e madh”, tha ajo.

Kusari-Lila foli edhe për kalimin e deputetës së PDK-së, Adelina Grainca në Vetëvendosje.

“Të gjitha janë trillimet që ka lëshuar PDK për deputeten. Së pari secili deputet përfaqëson vullnetin e vet. Njëjtë edhe deputetja e kishte bindjen e saj se duhet të votohet presidentja. Asnjë deputet nuk ka kaluar dhe iu është bashkangjitur këtij grupi me shpërblime dhe premtime. Nuk kishte pazar me Adem Hoxhën. Andaj në këtë ditë feste nuk kisha dashur të diskutoj detaje që janë pjesë e të kaluarës”, tha Kusari-Lila.

Të ngjashme