Kusari-Lila: Ndotja e ajrit po ndodh edhe në Kuvend nga konsumimi i duhanit

Prishtinë | 01 Shk 2018 | 11:15 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja Mimoza Kusari-Lila, në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme për cilësinë e ndotjes së ajit, tha se ndotja e ajrit në ambient të jashtme nuk është problemi kryesor.

Ajo theksoi se ndotja më e madhe ndodh brenda parlamentit, ku sipas saj konsumimi i duhanit është problem brenda ambienteve të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

“Ndotja e ajrit nuk është prezentë vetëm jashtë, ne nuk jemi gjendje ta mbajmë ajrin pastër brenda në parlament  nga pirja e jashtë ligjshme e duhanit, kjo është absurd sepse nuk e mbrojmë brenda, neve nuk na takon me fol për ajrin e pastër përderisa kur rijmë në hapësirën e kontaminuar lartë”.

Ajo përmendi edhe një varg faktorët që kanë ndikuar që Prishtina të ketë ajrin më të ndotur shumë shpesh edhe në botë.

“Organet kompetente jo rrallë janë pjesë e shkaktimit te problemeve, sot në ekzekutiv janë një mori masash që mund të ndërmerren.  Prishtina është njëra ndër qendrat më të ndotura, termocentralet numr i madh i makina mos matja cilësisë së karburanteve, mos pastrimi i rrugëve”.

“Kosova B dhe kemi keqmenaxhimin e investimeve që janë bërë në këtë ndërmarrje. Duhet të ndalët përdorimi i vajit  për ngrohje, që është ndotësi më i madh. Pastrimi i rrugëve në qytet, lirimi i linjave të veçanta për autobus urban, që ë shkurtohet më tepër koha në cilën njerëzit e kanë nëse marrin njerëzit, kufizim i shpejtësisë së automjeteve. rritjen e zgjerimit të sistemit të ngrohjes”.

Të ngjashme