Kusari-Lila: Nuk jam pjesë e Vetëvendosjes – statuti s’e lejon të jem Shefe e Grupit Parlamentar

Prishtinë | 18 Maj 2021 | 21:33 | Nga Ekonomia Online

Mimoza Kusari-Lila ka sqaruar se nuk mund të jetë Shefe fuqiplote e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, por vetëm ushtruese e detyrës së kësaj pozite, siç është aktualisht.

“Çështja e ushtrueses së detyrës ka të bëjë me subjektin e vetëvendosje sepse me statutin e lëvizjes duhet të jesh anëtar i Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm. Kjo është për çështje statutore të LVV-së”, ka thënë ajo, njofton Klan Kosova.

Ajo ka shtuar në Rubikon se pavarësisht se mban pozitën si ushtruese detyre është e barabartë për nga kompetencat me shefat e grupeve të tjera parlamentare.

Tutje ajo ka thënë se nuk është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, por që aty është bashkë me subjektin politik që drejton.

“Nuk jam pjesë e Vetëvendosjes, jam pjesë e Grupit Parlamentar për dy legjislatura, jam në subjektivitetin tim si Alternativë”.

Të ngjashme