Kusari-Lila: Për çfarë na duhet Kuvendi kur Thaçi po kontrollon gjithçka

Prishtinë | 06 Sht 2018 | 11:56 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e pavarur, Mimoza Kusari-Lila, pas dështimit të seancës të thirrur nga opozita, ka thënë se çdo vendim po merret me diktat të Hashim Thaçit, që, sipas saj, po kontrollon pozitën dhe po vë në pikëpyetje funksionin e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

“Sot çdo gjë po vendoset me diktat të Hashim Thaçit. Sot kemi një president që kontrollon pozitën, që ndërron territore, çka na duhet Kuvendi në këtë rast. Nëse dështojmë [si Kuvend] në këtë pikë, atëherë duhet ta ndërrojmë rendin kushtetues”, ka thënë deputetja Kusari-Lila.

Të ngjashme