Përplasen Lekaj e Kusari-Lila: Kolege, mos ia bëj avokatin ministrit

Prishtinë | 30 Sht 2022 | 11:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është përplasur me deputetin e AAK-së, Pal Lekaj, në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria, raporton Ekonomia Online.

Kjo përplasje erdhi pasi ajo ka folur për subvencionimin e Qeverisë.

“Më fal koleg të lutem mos”, i thotë Lekaj, Kusari-Lilas.

“Koleg m’doket nuk po e dini”, ia kthen ajo, teksa Lakaj vazhdon dhe thotë “mos bëni cilësime”.

“Nuk të kemi thirrur ty në raport, mos ia bëni avokatin ministrit”, ka thënë Leka.

Por Kusari-Lila i tha se “ajo është deputete me mandat të qartë”.

“Ju po jepni konkluza, ju po jepni konkluza”, ka thënë Kusari-Lila.

Të ngjashme