Kusari-Lila: Presidenti po bën shkelje, e ka për detyrë të emërojë anëtarët e KQZ-së

Prishtinë | 13 Mar 2019 | 11:41 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, në seancën e jashtëzakonshme lidhur me bllokimin e KQZ-së, ka thënë se Presidenti e ka për detyrë të emëroj kryetarin e KQZ-së dhe ky rast sipas saj është shkelje dhe stagnim nga ana e presidentit, raporton Ekonomia Online.

“Ai po tregon se ai mban kontroll mbi procesin dhe esenca e mosemërimit të anëtarëve është me tregu që nëse ne flasim për zgjedhje është një njeri që u tregon gjithëve se zgjedhje mund të shkojnë kur të donë ai sepse vetëm ai e cakton kur mundet me pas komision për zgjedhje. Ky proces nuk po mban peng vetëm nivelin e zgjedhjeve, por funksionimin e 4 komunave në veri sot e 4 muaj nuk kanë kryetar zyrtarisht ata kanë dërguar letra dorëheqje dhe nga ana e qeverisë thuhet se nuk janë valide sepse i janë referuar Kosovës, si Kosovë e Metohi”, tha ajo.

Të ngjashme