Kusari-Lila: Pushteti ta bëjë kuorumin ose të shkojmë në zgjedhje të reja

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Deputetja opozitare nga Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, duke komentuar mungesën e kuorumit për të kaluar projektligjet në Kuvendin e Kosovës, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se pozita duhet të jenë me serioze sa i përket përgjegjësisë që i takon.

Sipas saj, mosmundësia e kalimit të projektligjeve në mungesë të kuorumit, flet për fuqinë e pozitës në Kuvendin e Kosovës.

“20 deputetë në sallë flasin më shumë për pozitën sesa për opozitën. Partitë më të mëdha opozitare kanë deklaruar bojkot të seancave për arsye politike, përderisa ata kontestojnë legjitimitetin e pozitës në mungesë të shumicës së mazhorancës. Rastet e projektligjeve qofshin ekonomike, apo tjera me peshë, duhet të kenë mobilizim, së pari të pozitës nëse duan ta mbajnë pushtetin, nëse jo atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Nuk e besoj se asnjë nga deputetët, qoftë të pozitës apo opozitës ndihen mirë me situatën e krijuar”, ka thënë Kusari, duke shtuar pozita duhet të këtë mobilizim dhe marrje të përgjegjësive për çfarë janë të mandatuar.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme