Kusari-Lila: Qeveria së shpejti prezanton qëndrimin e saj për dialogun, duhet unitet politik

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 12:45 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Qeveria e Kosovës pritet që së shpejti të dalë me qëndrimin e saj sa i përket dialogut me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, e pyetur për letrën e Biden për dialogun, tha se ky proces është kompetence e Qevrisë, por që duhet të ketë parime të vendosura.

“Ky është një proces që ka filluar shumë gjatë, dhe që duhet të ketë një ristartim me parime të vendosura qartë dhe unitet brenda spektrit politik. Është kompetencë e Qeverisë dhe së shpejti pritet që edhe qeveria të prezantoj qëndrimin e saj për dialogun me Serbinë”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka shtuar se duhet të ketë unitet politik jo vetëm për dialogun po edhe për çështjet tjera.

“Ne në Kuvend mbesim të përkushtuar që në çështjet e dialogut dhe jo vetëm si shumicë të ngrisim grupet punuese dhe të kemi një kompromis për arsye se një mori temash kanë mbetur pa u përmbyllur ”, tha Kusari-Lila.

Biden në letrën e tij dërguar Osmanit,  ka thënë se ShBA-ja do të ndihmojë në përfundim e dialogut me njohje reciproke.

“E di që për të arritur këtë duhet fleksibilitet dhe kompromise të vështira gjatë rrugës dhe SHBA-ja do të jetë partner i juaj në çdo hap”, ka thënë ai.

E sa i përket mbledhjes së Kryesisë, ajo tha kryesisht është diskutuar për debatin parlamentar lidhur me vaksinën anti Covid.

Të ngjashme