Kusari-Lila: Reciprociteti zbatohet nga 1 shtatori, Rusia e Serbia do të krijojnë vazhdimisht situata të luftës

Prishtinë | 08 Gus 2022 | 15:42 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se presin që vendimi për reciprocitet me targat dhe letërnjoftimet me shtetin Serb të fillojë së zbatuari më 1 shtator, raporton Ekonomia Online.

Ajo në një konferencë për medie shtoi se vendimi për shtyrej të zbatimit ka qenë në koordinim më aleatët, duke përfshirë edhe ShBA-në.

Kur u pyet për ndikim e strukturave ruse në veri, ajo tha se Qeveria e Kosovës është vlerësuar më proaktivja në këtë drejtim dhe se edhe Kuvendi do të marrë rol në këtë proces.

“Parashohim të fillojë zbatimi normal i vendimit, shtyrja ka qenë koordinim i qeverisë, presidencës, ShBA-së dhe BE-së, për shkak të një fushatë të madhe dezinformuese nga shteti i Serbisë, dezinformata më raport me procedurën e zbatimit”, ka thënë ajo.

“Qeveria e Kosovës është vlerësuar më pro-aktivë në parandalimin e ndikimit rus, Kuvendi ka edhe do të ketë rol më të madh në këtë drejtim”.

Kusari-Lila po ashtu tha se Kosova ka qenë një ndër shtetet e para që ndaloi funksionimin e emetimit të disa mediave që janë vlerësuar me propagandë ruse, menjëherë pas fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës.

“E dini që menjëherë pas fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës, Kosova ka qenë një ndër vendet e para që ka bërë ndalimin e funksionimit të emetimit të disa mediave që janë vlerësuar me propagandë ruse, por besoj që kurrë nuk është mjaft”, tha ajo.

Pas luftës në Ukrainë, Kusari-Lila tha se do të ketë përpjekje të vazhdueshme të Rusisë dhe Serbisë për të krijuar situata të ngjashme, raporton EO.

“…përderisa është aktive konflikti Rusi- Ukrainë, Kosova do të ketë përpjekje të vazhdueshme dhe të Rusisë por dhe të Serbisë për shpërqendrim në situata të ngjashme apo në situata të krijuara artificialisht në Ballkanin Perëndimor”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme