Kusari-Lila s’e lë anash Alternativën, mban takim për Pavarësinë e Kosovës

Prishtinë | 18 Shk 2022 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Pavarësisht angazhimeve të shumta si shefe e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila po e mban aktive partinë e saj, Alternativën.

Për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Kusari-Lila ka mbajtur koktej rasti me Alternativën.

Pjesë e këtij takimi dhe kokteli ishte edhe deputeti Enis Kervan.

“Alternativa ka organizuar Koktel me rastin e shënimit të ditës së Pavarësisë së Kosovës. Në fjalën e saj Kryetarja e Alternativës znj.Mimoza Kusari – Lila, përshëndeti të pranishmit duke ju uruar të gjithëve ditën e Pavarsisë së Kosovës. Gjithashtu Kryetarja theksoj rëndesin që paraqet për vendin angazhimi i gjithsecilit dhe të institucioneve në veqanti për një tē ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

“Alternativa si parti liberale, do të vazhdojë të jap kontributin e saj në nivelin qendror dhe lokal, në partneritet me Lëvizjen Vetëvendosje dhe do të punojë parreshtur për të realizuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 14 Shkurtit, 2021”.

“I pranishëm ishte edhe shefi i grupit parlamentar multietnik, deputeti Enis Kervan si dhe anëtar e mbështetës të Alternativës” thuhet në njoftim.

Të ngjashme