Kusari-Lila: Seanca e radhës mbahet të enjten

Prishtinë | 01 Gus 2022 | 13:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka lajmëruar që seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës mbahet të enjten, më 4 gusht, raporton Ekonomia Online.

Kusari-Lila tha se, mes tjerash, në seancë do të trajtohen masat emergjente për furnizimin me energji dhe Interpelanca me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Seancë e re do të mbahet të enjten me fillim në ora 10 që do të jetë edhe e fundit. Pikat që do të trajtohen janë propozim vendimi për masat emergjente për furnizim me energji. Do të jenë edhe 20 projektligje të reja. Është e paraprarë edhe Interpelanca e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla”, tha ajo.

Të ngjashme