Kusari-Lila: S’ka prishje të raporteve me bashkësinë ndërkombëtare

Prishtinë | 17 Jan 2022 | 12:38 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Grupi Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk ka prishje të raporteve me bashkësinë ndërkombëtare.

Kjo pas ndalimit të mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë, ngase shtetet e QUNTI-it kërkuan që një gjë e tillë të lejohet.

Ajo pas mbledhjes së Kryesisë, shtoi se Kosova është projekt ndërkombëtar dhe asnjë proces nuk arrihet në marrëveshja pa ta.

Ndërsa, për deklaratën e ministrit serb, Goran Rakiq, i cili paralajmëroi dje vendosje të reciprocitetit në rast se në Kosovë nuk do të lejohet të votohet për zgjedhjet e 3 prillit që do të mbahen në Serbi, Kusari-Lila tha se reciprociteti si koncept bëhet në mes të dy shteteve, nuk bëhet në kuadër të një shteti në mes të dy etnive.

“Reciprociteti si koncept bëhet në mes të dy shteteve, nuk bëhet në kuadër të një shteti mes dy etnive. Si koncept i tillë në kuadër të Republikës së Kosovës nuk mund të aplikohet dhe nuk ekziston. Rezoluta e Kuvendit të Kosovës ka rikonfirmuar vullnetin e të gjitha partive politike të pozitës dhe opozitës në Kuvend në raport me një proces i cili shkel sovranitetin dhe kushtetutshmërinë e Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

“Votimi për zgjedhjet, qofshin ato parlamentare apo siç ishte me referendum të një shteti tjetër apo të shtetasve tjerë me dy shtetësi, është i paraparë dhe si shumë herë u ritheksua ditën e shtunë në Kuvend, ekzistojnë metoda si votohet, votohet me shkuarje në shtetin ku mbahen zgjedhjet, me postë apo në zyret e atij shteti. Si parim dhe si proces është përcaktuar dhe mund të bëhen përgatitjet tashmë dy apo tre muaj para mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi në mënyrë që të kuptohet se Kosova është një tërësi territoriale, një shtet i pavarur dhe sovran dhe një ligj i aplikueshëm për të gjithë njëjtë… Nuk e besoj fare se ka prishje të Kosovës me partnerët ndërkombëtarë. Kosova si projekt dhe si nismë edhe para shpalljes së pavarësisë edhe pas saj është bashkë me partnerët ndërkombëtarë”.

“Jo nuk e besoj se ka fare prishje të raporteve me ndërkombëtarë. Kosova si projekt është bashkë me bashkësinë ndërkombëtare, prandaj proceset tjera nuk i shohim pa bashkësinë ndërkombëtare”.

Të ngjashme