Kusari-Lila: S’kemi pranuar kërkesë nga Serbia për t’i lejuar zgjedhjet serbe të mbahen edhe në Kosovë

Prishtinë | 14 Mar 2022 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila tha se zgjedhjet e prillit në Serbi, nuk kanë pranuar kërkesë nga shteti serb për t’i lejuar të mbahen zgjedhjet e këtij shteti në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

 “Për gjitha e institucioneve të Kosovës është që vetëm në një pranim të kërkesës zyrtare të shtetit të Serbisë për atë të Kosovës, do të shqyrtohej ajo kërkesë. Deri në këto momente nuk kemi një kërkesë nga Serbia për mbajtjen e zgjedhjeve, ka kërkesë për institucionet”, tha Kusari-Lila.

Ndërsa sa i përket dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se ka një kërkesë për të diskutuar për rritje të çmimeve.

“Kemi një kërkesë nga grupet parlamentare të diskutohet për rritje të çmimeve dhe situatën e krijuar në vend”, tha ajo.

Kërkesa për debat parlamentar ishte me 40 nënshkrime

Kusari Lila tha se për seancë të re të rregullt mbetet të shihet në mbledhjet radhës ndërsa këtë priten dy seanca nesër ajo e jashtëzakonshme

Të ngjashme