Kusari-Lila: Sot jemi të zhveshur para popullit, edhe pse jemi me maska

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 13:26 | Nga Hasan Hoti

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës tha se do të hyjnë në histori për thirrje të seancës në këtë situatë.

Sipas saj, deputetët janë janë të zhveshur para popullit, edhe pse kanë vendosur maska, raporton Ekonomia Online.

 “Sot zyrtarisht kemi me hy në histori edhe po ju garantoj që këto fotografi të sodit keni me i pa në krejt mediet botërore, sepse jemi i vetmi shtet që mblidhemi për me shkarkuar Qeverinë, e ku qeveritë në botë janë duke i zgjatë mandatet për të luftuar Coronavirusin. Është Qeveria e parë që ma ka dhanë ndjenjën e shtetit, kur i ka pa ministrat bashkë aty ku është kërkuar në betejë edhe me këtë pandemi”.

“Fotografia me ministrin Vitia dhe Abdixhiku, fotografia e zonjës Bajrami me zëvendësministrin Thaçi. Mos u mshefni pas arsyetimeve dhe pas qëllimit shumë më herët, mos u fshehni pas asaj që ka qenë shumë e dukshme”.

“Sot jemi me maska po kurrë ma të zhveshur se kemi personalitetin, mundemi krejt me u mbluar, po sot jemi lakuriq, në atë që sot njerëzit që ballafaqohen me krizën ma të madhe, na mbledhim me rrëzuar Qeverinë. Britania e Madhe, Spanja, të gjitha i kanë pas hapat ma të vonë se qeveria Kurti”, shtoi ajo.

Kusari e ka përmendur edhe një histori me ish-kryeministrin Isa Mustafën, raporton EO.

“Në janar të vitit 2015 u bë një protestë në Gjakovë, ditën kur vijnë pelegrinët, e tash po e ndajë me juve, e kam pas një thirrje prej zyrtarëve të ambasadës amerikane edhe me dënuar sulmin. Në të njëjtën kohë ish-ministri Jabllanoviq janë sha nënat e Gjakovës, më ka ardhur një koment prej z.Mustafa, t’i merru me punët tua e jo me të Qeverisë”.

“Ambasada Amerikane në të njëjtin vit nuk kam marrë pjesë me shku në 4 korrik. Dua të ju kërkoj të gjitha nënave e baballarëve që janë në stres e në siklet që na kanë thënë se nuk është asgjë Coronavirusi çka jeni tu na bo neve. Kjo ditë s’është dashtë me ndodhë, ju që po e bëni me ndodhë kjo ditë e paçi veten në qafë”, thotë ajo.

🔴DREJTPËRDREJT – Kuvendi mban seancë plenare, me kërkesë të LDK-së, për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti

Gepostet von EkonomiaOnline am Mittwoch, 25. März 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme