Kusari-Lila: S’pajtohem me gjuhën kërcënuese ndaj gruas, qoftë edhe ndaj zonjës Dakaj

Prishtinë | 26 Jan 2021 | 21:24 | Nga Ekonomia Online

Mimoza Kusari, kandidate për deputete në listën e VV-së, duke komentuar gjuhën ndaj kryetares së Valdete Dakës nga ana e VV-së, ka thënë se është e papranueshme me çdo gjuhë ndaj gruas, transmeton IndekSonline.

“S’pajtohem me asnjë gjuhë ndaj gruas, qoftë edhe ndaj zonjës Dakaj, s’ka rëndësi në cilën parti politike është apo janë ata individë.

Unë atë ditë kur i kam dëgju disa nga komentet nga edhe nga VV, kam thënë ndoshta këto janë të tepërta, e kam përcjellë deri në një masë jo të tërën për vendimin që ka ndodhë në KQZ”, ka thënë Kusari në Pressing.

Derisa ajo ka shtuar se as Daka s’ka vepruar mirë dhe duhet të ketë kujdes me deklaratat e saj.

“Na lodhet me popullin”, në një takim të KQZ, duhet me pas kujdes kur je live.

Askush askujt s’mundet m’ja ndalu me fol, edhe më e rëndë është pozita e një kryesueses”, ka thënë ndër të tjera Kusari-Lila.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme