Kusari-Lila thotë se do të ndryshohet Ligji për zgjedhje

Prishtinë | 18 Nën 2021 | 10:54 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila u bëri thirrje partive politike e shoqërisë civile që të punojnë në procesin e plotësimit dhe ndryshimit të Ligjit për zgjedhje.

Sipas saj, në këtë proces zgjedhor qytetarët dhe grupet politike treguan standard dhe kulturë të lartë.

“Për diasporën dhe të gjithë qytetarët brenda vendit që presin reformë zgjedhore dhe fillimin e mirëfilltë të ndryshimit të Ligjit për zgjedhje ju konfirmojmë si pozitë se do të angazhohemi maksimalisht tashmë që procesi zgjedhor u përmbyll të fillojmë këtë proces shumë të rëndësishëm për ngritjen e procesit zgjedhor në standard edhe më të lartë dhe me pjesëmarrje të sigurt dhe kredibile të të gjithë atyre që duan të marrin pjesë në zgjedhje, brenda dhe jashtë vendit”.

Të ngjashme